Klopp: Autorë të një starti horror, nuk merituam asgjë

Futboll

Klopp: Autorë të një starti horror, nuk merituam asgjë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:24
Klopp

Liverpool koleksionoi të tretën disfatë në katër ndeshjet e fundit të Premier League, teksa u mposht në transfertë ndaj Wolverhampton me rezultatin 3-0.

Një paraqitje tejet zhgënjyese e të besuarve të trajnerit Jurgen Klopp, me teknikun gjerman që pas sfidës theksoi se nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që po kalon në këtë sezon Liverpool-i.

Klopp shtoi se skuadra duhet të mbrojë më mirë dhe se nuk mund t’ia falë të tijve 15 minutat e para të ndeshjes në të cilën pësuan dy gola.

“E sigurt është se ishim autorë të një starti horror.

Janë dy gola të cilat nuk mund t’i pësojmë në atë formë dhe e gjetëm veten në disavantazh me rezultatin 2-0, erdhi gjithçka për fajin tonë.

Duhet të mbronim më mirë dhe nuk mund të ishim aq pasivë, nuk kam fjalë ta përshkruaj.

Nuk ka asnjë justifikim për ato minuta.

Më pas, edhe pse me rezultatin 2-0, një gol do të na ndryshonte gjendjen, luajtëm mirë për 45 minuta por nuk shënuam.

Ato 15 minutat e para nuk mund t’i fal. Duhet të ndryshojmë menjëherë dhe më vjen keq për fansat.

Më pas pësuam edhe golin e tretë në pjesën e dytë, ishte hera e parë që ata kaluan në gjysmëfushën tonë.

Por, kur luan një ndeshje të tillë në Premier League, nuk e meriton fitoren”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat