Rrahmani flet për titullin e kampionit që po pritet në Napoli

Futboll

Rrahmani flet për titullin e kampionit që po pritet në Napoli

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:22
Rrahmani

Napoli vazhdon të marshojë drejt titullit kampion dhe sot ka siguruar tre pikët e radhës përballë Specias me një fitore 3:0.

Një paraqitje e mirë në sulm, por edhe në mbrojtje me Rrahmanin dhe shokët e tij që ishin përsëri të pakalueshëm.

Vetë mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, ka treguar pas ndeshjes për DAZN se merita e saktësisë në prapavijë ishte e të gjithë skuadrës, përtej paraqitjeve individuale.

Njëkohësisht, ish-futbollisti i Partizanit ka treguar edhe emocionet që përjetohen në skuadër në këtë rrugë drejt titullit kampion.

“Titulli? E dimë që rruga është shumë e gjatë dhe sa ndeshje e sa pikë mungojnë.

Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitetin e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë.

Atmosfera që përjetojmë është e bukur, por është edhe e vështirë.

Njerëzit presin gjithmonë rezultate pozitive dhe fitore.

Nuk mund të ndodhë gjithmonë, ndonjë pikë edhe do ta humbasim”, tha Rrahmani pas përfundimit të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat