Chelsea po shikon për trajner të ri vetëm pesë muaj pas emërimit të Potter

Futboll

Chelsea po shikon për trajner të ri vetëm pesë muaj pas emërimit të Potter

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:54
Graham Potter.

Sipas spekulimeve, Chelsea mund të bëjë një lëvizje për Luis Enriquen nëse zgjedh që të zëvendësojë trajnerin aktual, Graham Potter.

“Fichajes.net” bënë të ditur se Chelsea po e mendon seriozisht idenë për të bërë një lëvizje për Luis Enriquen, pas paraqitjes së dobët të Potter deri tani.

Pavarësisht parave të shpenzuara nga Chelsea që kur Todd Boehly mori drejtimin, rezultatet nuk janë përmirësuar nën drejtimin e trajnerit aktual.

“Fichajes” deklaron se së shpejti mund të jetë Enrique që do të stërvitë lojtarët si Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk.

Ish-trajneri i Spanjës ka mbetur pa punë që nga Kupa e Botës 2022, ku skuadra e tij u eliminua në një humbje nga penalltitë kundër Marokut.

Një lëvizje te Chelsea do të sinjalizonte një rikthim në futbollin e klubeve për Enriquen, për herë të parë që nga viti 2017, kur ai drejtonte Barcelonën.

52-vjeçari pati një periudhë të suksesshme në klubin katalanas dhe arriti ta çonte skuadrën drejt një trefishi mbresëlënës të trofeve në vitin 2015.

Nëse Enrique përfundon në klubin londinez, drejtuesit e Chelseat do të shpresojnë për një arritje të ngjashme në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, trofetë aktualisht duken shumë larg për skuadrën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat