Portieri i famshëm holandez paditet nga ish-partnerja

Futboll

Portieri i famshëm holandez paditet nga ish-partnerja

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Jasper Cillessen

Jasper Cillessen është sërish në qendër të vëmendjes së shtypit, por këtë herë jo për punën e tij si futbollist.

Portieri holandez, ish-lojtar i Ajaxit, Barcelonës e Valencias, aktualisht pjesë e Nijmegen në Eredivise, është akuzuar nga ish-partnerja e tij, gazetarja María Morán, se ka braktisur familjen.

Cillessen, që ka pasur një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh dhe me një pasuri prej rreth 40 milionë eurosh, dyshohet se ka refuzuar të përballojë shpenzimet që rrjedhin nga kujdesi i vajzës që ka me Maria Moran. Ai dyshohet se ka braktisur vajzën e tij në një spital.

Bëhet fjalë për një vajzë të mitur, e cila ishte shumë e sëmurë dhe, siç detajohet nga avokatja Teresa Bueyes, është “braktisur nga babai i saj, pasi nuk ka dashur të paguajë 1200 euro që i kushtoi shtrimi në spital.

Për këto shpenzime, në fakt, është përgjigjur gjyshi i ish-partneres se holandezit, gati 90 vjeç, i cili nuk ka pasur kurrë një kartë krediti dhe që duhej të përdorte kursimet e tij për të ndihmuar mbesën.

Përveç kësaj, pas një bisede me “20minutos”, avokatja ka komentuar gjithashtu se ankuesja, María Morán, ka qenë viktimë e komenteve të supozuara të papërshtatshme nga portieri holandez:

“Jo vetëm kaq, por ditën që ajo i tha se ishte shtatzënë, ai nuk hezitoi të jepte lajmin në rrjetet sociale se ishte lidhur me një grua tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat