Jalen Blesa - realizuesi i dytë më i mirë si debutues

Futboll

Jalen Blesa - realizuesi i dytë më i mirë si debutues

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:42
Jalen Blesa

Futbollisti 22-vjeçar, amerikano-spanjolli, Jalen Aleix Blesa, me dy golat dhe një asistim të realizuar për Prishtinën dje kundër Dukagjinit, është futbollisti i 2-të pas luftës i skuadrës më i suksesshëm para portave kundërshtare.

"Më parë, nga 1999 kur klubi ka grumbulluar statistikat, vetëm sulmuesi Astrit Fazliu kishte debutim më efikas.

Fazliu, në vitin 2009, në ndeshjen e parë të edicionit, në stadiumin e qytetit kishte shënuar het-trik në fitoren e lartë kundër Hysit, 5-2. Ishte kjo ndeshje e vlefshme e Superkupës së Kosovës.

Kurse, statistikën e Blesës më parë e kishte arritur vetëm edhe sulmuesi, Oto John. John, i sapoardhur nga Skënderbeu, në vitin 2020, në ndeshjen hapëse të pranverës, kishte realizuar dy gola dhe një asistim kundër Vushtrrisë në fitoren e lartë, 4-1.

Jalen Blesa, në stinorin pranveror është paraqitur në skuadrën e Ligës së parë të Rahovecit i cili nga 12 ndeshje realizoi 10 gola dhe 2 asistime.

Blesa nuk është futbollisti i vetëm që si realizues i Ligës së parë transferohet në Prishtinë, pasi që në edicionin 2007/08, po në pranverë, kishte nënshkruar me golgeterin e Ligës së parë të Istogut, Suad Saliagiq", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat