A do ta ndërpresë kontratën Juventusi me Paul Pogban?

Futboll

A do ta ndërpresë kontratën Juventusi me Paul Pogban?

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:23
Pogba

Shefi i futbollit i Juventusit, Francesco Calvo ka mohuar se kontrata e Paul Pogbas do të ndërpritet për shkak të vështirësive të vazhdueshme me lëndime që nga kthimi në Torino.

Që kur u kthye në klub falas verën e kaluar, periudha e dytë e Pogbas në Juventus është kthyer shumë shpejt në një makth për të gjithë të përfshirët.

Ai nuk ka luajtur për “Zonjën e Vjetër” që nga parasezoni, me lëndime që e shtyjnë vazhdimisht debutimin e tij dhe e lënë atë të padisponueshëm.

Me fansat të frustruar natyrshëm, thashethemet kanë dalë që sugjerojnë se ai mund të shohë përfundimin e kontratës së tij.

Calvo tani ka folur për këtë çështje, duke këmbëngulur që Pogba të mbajë mbështetjen e plotë të klubit.

Duke folur për “DAZN”, Calvo tha: “Thashethemet janë thashetheme, ne i kemi dëgjuar por unë i mohoj kategorikisht. Paul është një firmë afatgjatë: në menaxhimin e lëndimeve mund të ketë ngjarje të papritura”.

“Ka pasur një ngadalësim, por ai stërvitet fort çdo ditë. Mezi presim ta shohim të sigurt në fushë që të japë kontributin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat