Trajneri i Al-Ahlit: Vinin e ndalim me të mirë a me të keq

Futboll

Trajneri i Al-Ahlit: Vinin e ndalim me të mirë a me të keq

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:35
Trajneri i Al-Ahlit: Vinin e ndalim me të mirë a me të keq

Trajneri i Al-Ahlit, kundërshtarit të sotëm të Realit të Madridit në Botërorin e Klubeve, ka folur për takimin, duke paralajmëruar “Los Blancos”. 

Ai ka nënvizuar se Reali është qartësisht favorit, por nuk e jep të mbyllur pa u luajtur gjysmëfinalen.

Ai sikurse dhe tifozët Al-Ahlit besojnë në një mrekulli të dytë ndaj Realit pas asaj të vitit 2001 në miqësoren e luajtur në Kajro.

Marsel Koler duke folur në konferencën për shtyp ka thënë

: “Të gjithë e dimë se Reali është favorit, por ne do të bëjmë lojën tonë. Nuk mund të luajmë vetëm në mbrojtje, sepse përfundimi do të ishte i paracaktuar.

Ata kanë lojtarë mjaft të mirë. Vinicius është shumë i shpejtë, do ta kemi të vështirë ta ndalim.

Por do të bëjmë gjithçka”, ka nënvizuar zvicerani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat