De Laurentiis: Nuk shes asnjë lojtar në verë!

Futboll

De Laurentiis: Nuk shes asnjë lojtar në verë!

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:41
De Laurentiis: Nuk shes asnjë lojtar në verë!

Napoli i këtij sezoni është një skuadër e cila ka shfaqur një futboll tërheqës dhe modern, teksa të kaltrit po udhëheqin me meritë Serie A duke krijuar një shkëputje të madhe me ndjekësit.

Nga ana tjetër, ekipi shfaqi një formë të mirë edhe në Europë, aty ku në Champions League tashmë i pret përballja e dyfishtë në fazën e 1/8-tave ndaj Eintracht Frankfurt.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis guxon edhe të mendojë të fitojë Champions League, ndërsa thekson se në verë nuk do të pranojë asnjë ofertë për lojtarë si Kvaratskhelia apo Osimhen.

“Unë nuk besoj se lojtarë si Kvaratskhelia apo Osimhen do të largohen në verë.

Janë futbollistë për të cilët ka shumë kërkesa, por nuk kam asnjë detyrim për të shitur dikë sepse nuk kam asnjë borxh.

Për mua fitimi i titullit do të ishte kulmi i futbollit që kemi shfaqur në dekadën e fundit, për qytetin është një prestigj i madh.

Në verë patëm guximin për të rinovuar grupin dhe Spalletti ishte i zoti të krijonte skuadrën në mënyrë spektakolare dhe fituese.

Europa? Nuk duhet të mendojmë se jemi më të mirët. Sfida në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Barcelonës tregon shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat