Ancelotti mohon marrëveshjen me Brazilin: Nuk di asgjë për këtë

Futboll

Ancelotti mohon marrëveshjen me Brazilin: Nuk di asgjë për këtë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:36
Ancelotti

Media të shumta raportuan sot se Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje me Brazilin për tu bërë trajneri i kombëtares.

Por, Ancelotti i ka mohuar tani këto spekulime, duke e theksuar se është trajner i Real Madridit.

“Kombëtarja e Brazilit? Unë nuk di asgjë për këtë, madje nuk di as se çfarë kanë raportuar në Brazil.

Unë jam trajner i Real Madridit, kontrata ime është deri në muajin qershor të vitit 2024”, tha Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat