Egnatia befason Laçin, një kroat i dhuron fitoren Kukësit

Futboll

Egnatia befason Laçin, një kroat i dhuron fitoren Kukësit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:03
Egnatia befason Laçin, një kroat i dhuron fitoren Kukësit

Laçi bie në Kurbin përballë Egnatias, ndërkohë që Kukësi rikthehet te fitorja. Bardhezinjtë e Gentian Mezanit vinin nga tri fitore radhazi, por sot dolën pa pikë pas humbjes 0-1 ndaj Egnatias.

Skuadra nga Rrogozhina siguroi tri pikë fantastike falë golit të lituanezit Gytis Paulauskas në minutën e 23’. Laçi fitoi një penallti në minutat shtesë, por kryesori Lata ndërroi mendim pasi kërkoi ndihmën e VAR-it.

Arbitri e cilësoi të parregullt pozicionin e Roganovic. Në fund festoi Egnatia, që rigjeti fitoren që mungonte prej 22 dhjetorit.

Skuadra e Tetovës parakalon Laçin në renditje, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt. Feston edhe Kukësi, që mposhti 1-0 Kastriotin në “Kukës Arena”.

Edi Basa realizoi golin e fitores për skuadrën e Rrahman Hallaçit.

Sulmuesi kroat dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur me të jashtmen.

Fitorja e sotme ngjiti verilindorët në vendin e shtatë me 25 pikë. Kastrioti mbetet në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat