Prishtina mposhtet në Klinë nga një vendim i habitshëm i gjyqtarit

Futboll

Prishtina mposhtet në Klinë nga një vendim i habitshëm i gjyqtarit

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Prishtinën, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Fitore domethënëse për skuadrën nga Klina, por në anën tjetër Prishtina ka protestuar ashpër me rastin e pësimit të golit, pasi që dukej një vendim i habitshëm i gjyqtarit. 

Gjyqtari pas shikimit të VAR-it, e ka pranuar golin e Dukagjinit, ku Pefqeli ka shënuar autogol në minutën e 41-të.

Futbollistët e Prishtinës me trajnerin Ismet Munishin protestuan ashpër për këtë gol, pasi që gjyqtari me parë kishte dhënë shenjë për ndaljen e lojës por që në fakt bie goli.

Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Endrit Krasniqi me depërtim të bukur godet por portieri Haxhihamza reagon dhe topi ndalet nga tërthorësja, fat i madh për Dukagjinin.

Dukagjini zë vendin e pestë me 25 pikë, ka dy me pak se Prishtina që gjendet një pozitë më lart.

Albi Mall Superliga 

Trepça 89’ – Drita 1:0
Dukagjini – Prishtina 1:0
Gjilani – Ferizaj 0:0
Drenica – Llapi 0:1
Malisheva – Ballkani 2:4

Renditja 

1. Ballkani    19    12    5    2    34:17    41
2. Drita    19    11    5    3    36:20    38
3. Gjilani    19    7    7    5    18:21    28
4. Prishtina        19    7    6    6    25:20    27
5. Dukagjini    19    7    4    8    18:16    25
6. Llapi    19    6    5    8    24:28    23
7. Trepça ’89    19    5    7    7    29:35    22
8. Drenica    19    5    5    9    17:23    20
9. Malisheva    19    5    4    10    31:34    19
10. Ferizaj    19    2    8    9    15:33    14

Java e 20-të, do të takohen: Llapi - Trepça '89, Drita - Dukagjini, Ferizaj - Prishtina, Ballkani - Drenica dhe Gjilani - Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat