Balliu shkakton penallti dhe del i dëmtuar në derbi

Futboll

Balliu shkakton penallti dhe del i dëmtuar në derbi

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:32
Balliu shkakton penallti

Getafe dhe Rayo Vallecano (1:1) dhuruan një 90-minutësh spekakolar në javën e 21-të të La Ligas spanjolle.

Nëse pjesa e parë ishte e kujdesshme dhe pa shumë raste, fraksioni i dytë mund të konisderohet i çmendur për episodet që u krijuan.

Në 45-minutëshin e parë mund të veçohet autogoli i Arambarrit, pas harkimit të Palazon nga këndi, ndërkohë që në pjesën e dytë ndodhi prkatikisht gjithçka.

Në të 50-ën, Balliu preku topin me dorë brenda zonës, duke i dhënë të drejtën e një penalltie vendasve, por nga pika e bardhë Mayoral nuk u tregua i saktë, duke e çuar topin mbi kuadrat.

Pas penalltisë, Balliu la fushën e lojës i dëmtuar. Tri minuta më vonë, Getafe mbeti me 10 lojtarë, për shkak se Alena mori kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar menjëherë nga fusha.

Loja ishte dinamike me raste, por për të ndryshuar rezultatin u nevojit një gafë e Dimitrievskit. “Gardiani” i Rayos nuk e largoi topin siç duhet duke i dhënë mundësinë turkut Unal, për ta devijuar e për ta çuar në rrjetë.

Edhe pse me një lojtar më tepër në fushën e lojës, Rayo hasi vështirësi, me vendasit që ishin tejet aktivë në manovrat sulmuese. Iraola vendosi të hedhë në fushë Raul De Tomas, i cili pak minuta para fundit të ndeshjes kishte mundësinë më të mirë për të shënuar golin e parë me skuadrën e re.

Palazon fitoi një 11-metërsh dhe i la radhën 28-vjeçarit për të goditur, por sulmuesi u ndal nga David Soria.

Në fund nga një pikë për të dy ekipet, me Vallecanon që shkon në kuotën e 43 pikëve e pozicionohet në vendin e gjashtë, ndërsa Getafe mbetet në vendin e parafundit, me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat