Kushtrim Reshitaj: E dhimbshme se si një gjyqtar e vendos një ndeshje të Superligës së Kosovës 

Futboll

Kushtrim Reshitaj: E dhimbshme se si një gjyqtar e vendos një ndeshje të Superligës së Kosovës 

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 18:09
Kushtrim Reshitaj

Përballja mes Dukagjinit të Klinës dhe Prishtinës, do të komentohet një kohë të gjatë, jo për nga cilësia por se si bie goli në minutën e 41-të.

Gol që ngjalli protesta të ashpra nga futbollistët e Prishtinës dhe kryetrajneri i saj, Ismet Munishi.

Gjyqtari sinjalizon që të ndalet loja por bie autogoli nga Mërgim Pefqeli, çuditërisht u pranua goli pasi u shikua sistemi VAR.

Me këtë rast ka reaguar ashpër ish portieri i klubit të futbollit Ballkani të Therandës, Kushtrim Reshitaj.

Sipas Reshitajt, është e dhimbshme se si u dëmtua Prishtina. 

“Si tifoz i skuadrave që unë i dua, hiç s'më prishet qejfi sa herë humb Prishtina.

Por si tifoz i futbollit dhe dashamirës i progresit të sportit në përgjithësi në Kosovë, goli që sot ia dha 3 pikë Dukagjinit, ta nxjerr edhe lotin kur e shikon se po bëhet fjalë për elitën e futbollit tonë, pra niveli më i lartë.

Duke e marr parasysh se sa garë e fortë ka me qenë për zonën e Europës, mbase kjo ndeshje mundet edhe me vendos që Prishtina të mbetet jashtë. 

Paramendojeni me ndiku një vendim i një gjyqtari, në rrjedhën e një kampionati, deri në aspektin e të hyrave financiare nga UEFA.

Kur kjo ndodh në Superligë, imagjinojeni se çfarë ndodh në nivelet më të ulëta të garave”, ka shkruar Reshitaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat