Një tjetër klub turk tërhiqet nga Superliga

Futboll

Një tjetër klub turk tërhiqet nga Superliga

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Gaziantep

Gaziantep është një nga qytetet e goditur nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8, ku ekipi vendas ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në Superligë.

“Lufta jonë për të kapërcyer dhe shëruar plagët e shkatërrimit të tërmetit që goditi qytetin tonë dhe dhjetë zona të tjera fqinje vazhdon.

Pas një fatkeqësie të tillë, nuk mund të flasim as për futboll.

Nuk duket e mundur që ekipi ynë të vazhdojë konkurrencën në këto kushte. Me vendim të Bordit Drejtues, klubi tërhiqet nga liga dhe Kupa për sezonin 2022/23”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kujtohet se pak ditë më parë u tërhoq edhe Hatayspor.

Gaziantep zë vendin e 10-të në ligë, ndërsa ka arritur në çerekfinale të Kupës.

Kujtojmë se pak ditë më parë u tërhoq edhe Hatayspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat