Gjyqtarët në Angli jetojnë nën regjimin e frikës

Futboll

Gjyqtarët në Angli jetojnë nën regjimin e frikës

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:25
Gjyqtarët në Angli jetojnë nën regjimin e frikës

Një pyetësor i BBC-së i përgjigjur nga më shumë se 900 gjyqtarë amatorë zbuloi nivele alarmante abuzimi dhe frikësimi me raste të shumta të kërcënimeve me vdekje.

“Një ditë në këtë vend një gjyqtar mund të humbasë jetën.

Ndodhi në Holandë disa vite më parë dhe ata vërtet ndryshuan kulturën e tyre në futboll”, tha Paul Field, presidenti i Shoqatës së Arbitrave të vendit.

Nga 927 të anketuarit, 908 thanë se ishin abuzuar verbalisht nga tifozë, lojtarë, agjentë ose trajnerë, me afro 300 prej tyre që thanë se ishin abuzuar fizikisht.

Gjithashtu, 57 prej tyre thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje kundër vetes ose familjes së tyre, me pothuajse gjysma e atyre që iu përgjigjën pyetësorit duke thënë se ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Duke iu përgjigjur hetimit, Federata e Futbollit (Football Association) tha se abuzimi i gjyqtarëve është krejtësisht i paparanueshëm.

“Nëpërmjet sanksioneve më të forta, inovacioneve kryesore dhe një strategjie të re trevjeçare të arbitrazhit që vjen së shpejti, ne jemi të vendosur të trajtojmë këtë çështje dhe të ndërtojmë një mjedis më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës që gjyqtarët tanë të kenë përvoja të gjata të arbitrazhit të lumtur dhe shpërblyes”, tha FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat