Mourinho: Salzburg-u është skuadër Champions League!

Futboll

Mourinho: Salzburg-u është skuadër Champions League!

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Jose Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli për kanalet zyrtare të klubit për ndeshjen kundër Salzburgut, për raundin e 1/16-ave të Europa League.

Portugezi u shpreh se Salzburg është një ekip i mbushur me talente, që njohin mirë kompeticionin më të vështirë për klube siç është Champions League dhe sipas tij edhe këtë mbrëmje pritet të bëjnë shumë mirë.

“Salzburgu është një ekip për Champions League, nëse shikoni statistikat e shumë lojtarëve, të rinj, por tashmë me shumë ndeshje të Champions League.

Është një ekip plot me cilësi, nëse doni të dini ku mund të gjeni të rinj cilësor, janë pikërisht aty.

Ne mund të kemi limitet tona, por mentaliteti është gjithmonë pozitiv.

Ne i dimë vështirësitë e ndeshjes dhe se është vetëm pjesa e parë duke pritur për të dytën në shtëpi, por qëndrimi do të jetë thelbësor.”- tha tekniku i “verdhekuqve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat