Krasniqi me ekipin e tij mposhtet në Romë nga Lazio e Hysajt

Futboll

Krasniqi me ekipin e tij mposhtet në Romë nga Lazio e Hysajt

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 23:00
Lazio feston fitoren

Cluj nga Rumania, plotë 75 minuta me një lojtar më shumë dhe nuk e ka shfrytëzuar ndaj Lazio-s në Romë. 

Lazio ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj CFR Cluj, në takimin e parë të tetës së finales së Conference League.

Futbollisti nga Kosova, Ermal Krasniqi, u paraqit titullar për Cluj-n sikurse edhe Elseid Hysaj për Lazion.  

Hysaj u ndëshkua me karton në verdhë në minutën e 49-të dhe në të 60-tën u zëvendësua. 

Immobile është autor i golit të fitores në fund të pjesë së parë përkatësisht në minutën e 45+4. 

Futbollisti Patric në minutën e 15-të ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Krasniqit, duke lënë me një lojtar me pak Lazion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat