Tifozi futet në fushë për ta takuar Cristiano Ronaldon

Futboll

Tifozi futet në fushë për ta takuar Cristiano Ronaldon

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:30
Tifozi futet në fushë për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është yll i madh në Arabinë Saudite.

Ardhja e tij e ngriti futbollin në këtë vend në një nivel më të lartë dhe nuk janë të paktë ata që bëjnë gjithçka për të takuar portugezin.

Ditën e sotme, para ndeshjes mes Al Nassr dhe Al Taaëon, një nga tifozët ka krijuar kaos në fushë gjatë nxehjes dhe për pak ka lënduar lojtarin portugez.

Ai i shpëtoi sigurisë dhe vrapoi në fushë. Më pas shkoi te portugezi për të marrë ndoshta një foto kujtimi, por gjithçka përfundoi si mos më keq.

Për fat, Ronaldo e pa djalin në kohë.

Ky rrëshqiti duke vrapuar dhe më pas shkoi pikërisht nën këmbët e yllit portugez.

CR7 arriti ta shmangte atë në kohë duke ia lënë sigurisë që ta kapte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat