Inzaghi: Nesër ndaj Portos duhet të përdorim trurin

Futboll

Inzaghi: Nesër ndaj Portos duhet të përdorim trurin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:31
Inzaghi

Inter do të ndeshet mbrëmjen e nesërme në San Siro kundër Portos, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të fazës 1/16 të Champions League.

Në prag të kësaj sfide tepër të rëndësishme, trajneri Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo fazë, ne kemi pasur ndeshje të tilla në karrierën tonë, por mendoja për dy ndeshjet kundër Liverpoolit vitin e kaluar dhe këtë vit kundër Barcelonës dhe Bayern Munich.

Neser do të na duhet të përdorim më shumë kokën, trurin.

Conceicao? Ai është një trajner shumë i mirë. Me Porton po bën ndeshje të shkëlqyera. Ai luan fizikisht, ka lojtarë fizikë dhe teknikë. Për mendimin tim, Porto është një ekip shumë i fortë.

Janë 180 minuta, ne luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe duam të bëjmë një ndeshje të mirë, me agresion, vendosmëri, duke e ditur që kemi një kundërshtar me vlera të jashtëzakonshme që ka bërë shumë mirë kundër ekipeve italiane në vitet e fundit.

Më kujtohet Milan, Juve, Roma dhe Lazio, shpresojmë të thyejmë këtë mallkim, jemi duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Cili ekip është favorit?

Nuk jam i zoti në parashikime, e di që kemi përballë një ekip me vlerë absolute, të cilin e respektojmë shumë dhe që ka shumë përvojë, shumë teknikë, shumë fizik, por edhe shumë cilësi.

Ne për nesër kemi besim të madh, por edhe respekt të madh ndaj kundërshtarit”, është shprehur ndër të tjera Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat