Ademi shënoi dy gola në debutimin e tij, por nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

Ademi shënoi dy gola në debutimin e tij, por nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:56
Fiton Ademi në veprim

Fiton Ademi ka thënë se është i lumtur për dy golat debutues për Voska Sport në fitoren e thellë 4-1 ndaj Karaormanit, në javën e parë të sezonit pranveror të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.

“Ndjehem shumë i lumtur për debutimin dhe golat e shënuar, por më tepër më gëzon fakti se në fund arritëm një fitore bindëse, duke kënaqur edhe tifozët tanë.

Shpresoj të vazhdojmë kështu si skuadër”, u shpreh ai.

Ademi ndjehet i lumtur për mikpritjën në mjedisin e ri.

“Pritja te Voska Sport mund të them se ishte e mrekullueshme.

E gjithë skuadra më ka pritur shumë mirë, ndërsa harmonia që ekziston këtu ma ka lehtësuar edhe më shumë adaptimin me shokët e skuadrës”, theksoi Ademi, i cili gjatë merkatos së janarit erdhi te Voska Sport nga Besa e Dobërdollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat