Klopp: Nuk mund të vuajmë për shkak të historisë sonë

Futboll

Klopp: Nuk mund të vuajmë për shkak të historisë sonë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dalë në mbrojtje skuadrës së tij, pasi këta të fundit lëshuan sërish pikë me një barazim pa gola me Crystal Palacen gjatë pasdites të së shtunës, duke thënë se nuk mund të vuajnë për shkak të historisë së tyre.

Një sezon për t’u harruar vazhdoi pasi të kuqtë rrëshqitën në një barazim pa gola kundër Crystal Palace të shtunën në mbrëmje në Selhurst Park. Por gjermani këmbënguli se ata duhet të mbeten pozitivë për pjesën e mbetur të kampionatit, pavarësisht paraqitjeve të dobëta.

Duke folur me gazetarët pas ndeshjes, Klopp tha: "Ne vazhdojmë. Shikoni, e shoh në sytë tuaj dhe në sytë e lojtarëve gjithashtu: duket sikur e humbëm lojën. Nuk e humbëm. Ne nuk mund të vuajmë për shkak të historisë sonë. Kjo tani do të ishte me të vërtetë një shaka. Ky nuk do të jetë një nga ata sezone që të gjithë kur të kenë librat e historisë në dorë dhe të thonë 'le t'i hedhim një sy atij sezoni përsëri dhe përsëri dhe përsëri '.

"Nuk do të ketë filma të mëdhenj në lidhje me të dhe gjëra të tilla, por ne duhet ta kalojmë këtë vështirësi gjithsesi. Dhe do ta bëjmë. Nuk është gjithmonë 'këtu fituam, shkëlqyeshëm, oh tani hodhëm pikë, oh plehra'. Ne duhet të vazhdojmë. Merri gjëra në dorë dhe provo përsëri, kjo është ajo që do të bëjmë. Asgjë nuk ndryshoi vërtet sonte. Mund ta shihni në dy mënyra: nuk fituam, kjo tingëllon negative. Ne kemi një pikë më shumë se më parë. Mendoj se kjo tingëllon mjaft pozitive. Kështu që ju mund të zgjidhni."

Ish-kampionët e Premierligës kanë fituar vetëm dy herë në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat - të cilat përfshijnë një humbje poshtëruese 5:2 nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. Ata gjithashtu janë eliminuar nga FA kupa dhe Carabao Cup dhe aktualisht janë në vendin e shtatë në tabelën e ligës me 36 pikë nga 23 ndeshje të zhvilluara.

Skuadra e Kloppit do të shihet më pas në aksion më 1 mars kur do të përballet me Wolves në një ndeshje në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat