Mourinho mori karton të kuq për shqiptarin, prokuroria nis hetimet

Futboll

Mourinho mori karton të kuq për shqiptarin, prokuroria nis hetimet

Më: 1 mars 2023 Në ora: 11:22
Mourinho

Në duelin përballë Cremoneses në kampionat, një faull i shkaktuar ndaj Marash Kumbullës bëri që Jose Mourinhos të reagonte ashpër dhe për këtë gjë u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij vendimi portugezi foli për mediat duke thënë: “Unë nuk jam i çmendur.

Nëse unë bëra atë reagim do të thotë që diçka ndodhi.

Ne duhet të kuptojmë që unë mund të bëj diçka nga pikëpamja ime legale”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit vendosi të ngrinte hetimet për kartonin e kuq.

“Duke parë deklaratën e Jose Mourinhos për mediat,

Zyra e Prokurorisë së Federatës ka hapur një investigim për episodin që solli ndëshkimin për trajnerin e Romës gjatë ndeshjes me Cremonesen”, ishte përgjigja e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat