Di Lorenzo thirrje tifozëve të tij: Mos bini pre e provokimeve

Futboll

Di Lorenzo thirrje tifozëve të tij: Mos bini pre e provokimeve

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:03
Di Lorenzo

Te Napoli po rritet shqetësimi për tensionet e mundshme mes tifozëve për ndeshjen e së mërkurës kundër Frankfurtit pas ndalimit të shitjes së biletave për tifozët e miqve.

E për të shmangur trazira apo probleme, klubi blu ka publikuar një apel për tifozët e tyre.

“Të dashur tifozë të Napolit, është kapiteni juaj që po ju flet”, thotë Di Lorenzo në klipin e shfaqur në rrjetet zyrtare. “Ne po përjetojmë një sezon të jashtëzakonshëm dhe nesër mund të bëjmë histori për Napolin nëse arrijmë në çerekfinale të Champions League.

Të gjithë duhet të përpiqemi të përjketojmë një ditë të bukur pa çregullime dhe pa grindje me këdo që vjen në qytet.

Jo vetëm në stadium, por në rrugë, në sheshe, kudo në vendin tonë, në qytetin tonë të mrekullueshëm.

Si kapiteni juaj, ju kërkoj të mos bini pre e provokimeve. Të gjithë në stadium me qetësi e gëzim, dhe të gjithmonë forca Napoli!”, përfundoi kapiteni i kaltër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat