Presidenti i La Liga: Reali mund ta fitojë titullin

Futboll

Presidenti i La Liga: Reali mund ta fitojë titullin

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:07
Javier Tebas

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas beson se Real Madrid mund të arrijë dhe të kalojë Barcelonën në garën për titull këtë sezon.

I pyetur se kush do ta fitojë ligën në intervistën e tij me Movistar, Tebas tha:

“Unë jam një Madrilen. Real Madridi ka bërë tashmë rikthime në ligë me 7-8 pikë prapa, kanë mbetur edhe shumë ndeshje në La Liga.

“Imagjinoni që Madridi të fitojë El Clasicon, ata do të ishin shumë afër”, shtoi presidenti i La Ligës.

Barcelona aktualisht është nëntë pikë më shumë se Real Madridi me 13 ndeshje para. Kjo i vendos Blaugranët favorit për të fituar ligën për herë të parë që nga viti 2019.

Kujtojmë se Tebas,është një tifoz i vetëshpallur i Real Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat