Nderimet e fundit për lojtarin që humbi jetën nga tërmeti

Futboll

Nderimet e fundit për lojtarin që humbi jetën nga tërmeti

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:35
Nderimet e fundit pranë arkivolit të lojtarit

Tërmeti katastrofik që goditi Turqinë muajin e kaluar la pas shumë viktima.

Mes tyre ishte edhe lojtari i Hatyaspor, Christian Atsu.

Ganezi u gjend i pajetë pas 12 ditëve nën rrënoja ndërsa së fundmi ai u përcoll për në banesën e fundit.

Një ceremoni e cila u mbajt në vendlindjen e tij teksa u zhvillua sipas traditave afrikane ndërsa nuk mungonte edhe presidenti i Ganës Akufo-Addo.

Në ceremoni nuk mungonin edhe shumë futbollistë apo ish-futbollistë të famshëm mes të cilëve dallohej Emmanuel Adebayor, Sulley Muntari apo edhe Asamoha Gyan.

Në karrierën tij, Atsu ishte aktivizuar edhe në Premier League ku ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Chelsea, Neëcastle apo Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat