Igballi debuton për Prishtinën, pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve

Futboll

Igballi debuton për Prishtinën, pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve

Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:04
Igball Jashari

FC Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

"Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.

Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.

Sulmuesi anësor u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri Debatik Curri, në takimin në të cilën Prishtina arriti fitore me rezultat 1:0.

Igballi (17-vjeçar) konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në Kosovë teksa është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses sonë", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat