Mediumi serb sulmon Shaqirin, që nuk do të jetë në Vojvodinën e okupuar nga Serbia 

Futboll

Mediumi serb sulmon Shaqirin, që nuk do të jetë në Vojvodinën e okupuar nga Serbia 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 mars 2023 Në ora: 17:28
Xherdan Shaqiri

Sot është bërë e ditur se Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë në Novi Sad të Vojvodinës, vend i okupuar nga Serbia.

Mediumi serb, “Kurir”, i njohur për shkrime primitive, shkruan me gjuhën e papastër për Xherdan Shaqirin, trimin e Kosovës.

“Skuadra e futbollit të Zvicrës kundër Bjellorusisë po luan ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në Novi Sad dhe në atë ndeshje nuk do të luajë Xherdan Shaqiri.

Edhe pse Shaqiri ishte në listën fillestare, trajneri Murat Jakin nuk do të mund të llogarisë tek ai në Novi Sad, pasi provokatori i famshëm pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë”, shkarravit pamfleti serb.

Përveç Shaqirit, nuk do të luajë edhe portieri Gregor Kobel, ndërsa në vend të tij është ftuar portieri i Servetes, Jeremy Frick.

Shaqiri nuk do të jetë me ekipin për shkak të një problemi me pjesën e pasme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat