Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Futboll

Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Më: 19 mars 2023 Në ora: 17:53
Bruno Puja

Bruno Puja ishte protagonisti i barazimit të sotëm mes Egnatias dhe Teutës, teksa i priti penalltinë Kallakut duke ruajtur barazimin 1-1.

“I kënaqur që morëm një pikë se ndeshja mund të humbej siç e patë te penalltia.

Kishim pritshmëri, patëm raste, mund të mbyllnim ndeshjen e nuk shënuam.

Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Aleni normalisht është portier me cilësi të mira dhe çdo ditë mësojmë nga njëri-tjetri, shkojmë mire me njëri tjetrin, shkëlqyeshëm.

Kur je portier është pak më e vështirë të bëhen rotacionet ndaj do presim, nuk kemi çfarë të bëjmë.

  Aleni ka bërë një sezon të mirë, duhet ta pranojmë”, tha Puja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat