Selektori i Kosovës i konfirmon dy mungesa

Futboll

Selektori i Kosovës i konfirmon dy mungesa

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:12
Pamje nga konferemca

Giresse i konfirmon dy mungesa për Kosovën!

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse i ka konfirmuar dy mungesat e “Dardanëve” për dy ndeshjet e marsit, ndaj Izraelit në udhëtim dhe kundër Andorrës në Prishtinë.

Trajneri francez e konfirmoi mungesën e Elbasan Rashanit, ndërsa në konferencë për shtyp u mësua se në vend të sulmuesit të krahut nuk do të zëvendësohet, duke e pasur parasysh se i ka në dispozicion 25 lojtarë.

Giresse theksoi se nuk e di saktë gjendjen e lojtarëve pas ndeshjeve të tyre në fundjavë, ndërsa zbuloi se Arbnor Muja nuk po ndihet shumë mirë dhe duhet vlerësuar gjendja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat