Totenhemi nis kontaktet me trajnerin e skuadrës gjermane

Futboll

Totenhemi nis kontaktet me trajnerin e skuadrës gjermane

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:54
Oliver Glasner

E ardhmja e Antonio Kontes te Totenhemi duket se është tashmë e shkruar, me teknikun italian që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave.

Kështu klubi nga Londra ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe sytë janë të hedhura nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për trajnerin e Aintrahtit të Frankfurtit, Oliver Glasner, i cili ka spikatur për rezultatet e tij me skuadrën gjermane.

Austriaku është dhe në orbitën e Realit të Madridit në rast se Karlo Ançeloti do të largohet në fund të sezonit.

Për këtë arsye drejtuesit e Totenhemit kanë lëvizur menjëherë për të siguruar shërbimet e Glasner dhe për të mposhtur konkurrencën me rivalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat