Giroud për Benzema: Është turp ta mbyllësh kështu me Kombëtaren!

Futboll

Giroud për Benzema: Është turp ta mbyllësh kështu me Kombëtaren!

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:40
Giroud e Benzema

Olivier Giroud, i cili është grumbulluar me Francën për dy takimet ndaj Holandës dhe Irlandës, foli për lamtumirën e Karim Benzema me kombëtaren franceze, duke mos u pajtuar me vendimin e sulmuesit të Real Madrid.

“Mendoj se është turp ta mbyllesh kështu me Kombëtaren. Ishte zgjedhja e tij dhe ne nuk mund ta vendosim veten në vendin e tij.

Unë e respektoj atë për gjithçka që ka bërë për Francën, për klubin e tij aktual dhe atë që ka bërë në gjithë karrierën e tij. Do të kisha dashur një fund tjetër, por është vendimi i tij dhe e respektoj.

Duhet të ketë dëgjuar që historia e tij me kombëtaren ka mbaruar. Përplasja me Deschamps? Nuk më intereson, nuk dua të komentoj këtë pjesë.

Sido që të jetë, është e sigurt që ishim të trishtuar që e pamë të largohej kështu para Kupës së Botës, duke e ditur se do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit.”– tha golashënuesi më i mirë në historinë e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat