Ristovski Ademit: Ti je “fajtori” që jam në Dinamo të Zagrebit

Futboll

Ristovski Ademit: Ti je “fajtori” që jam në Dinamo të Zagrebit

Nga: K. Goca Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:29
Ademi dhe Ristovski

Dinamo e Zagrebit sot ka publikuar intervistën e Arijan Ademit, të cilit i kanë dhënë lamtumirën e fundit shumë lojtarë aktualë dhe të dikurshëm.

Ademi do të vazhdojë karrierën në Peking Guan të Kinës.

Fat i ka uruar edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ristovski, i cili ka thënë se Ademi është “fajtori” që është pjesë e Dinamos dhe i ka premtuar se do të luftojë ashtu siç ka luftuar për klubin.

“Ti e di sa shumë të dua, nuk di nga t'ia filloj, të gjitha po t’i them nga zemra.

Nuk dua të jem emocional sepse e di se çfarë do të thotë Dinamo për ju.

Jo vetëm ju, por të gjithë ne, kur ta kthej filmin kanë kaluar shumë legjenda, por mendoj se është një, Ademi, dhe do të mbetesh ikonë e këtij klubi.

Dhe kur ishte më së vështiri, ti ishe aty.

Ti e ke fajin që jam pjesë e këtij klubi dhe kam veshur këtë fanellë.

Ju premtoj se do të vazhdoj të luftoj dhe të mbroj ngjyrat e këtij klubi si ju”, tha mes të tjera Ristovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat