Kosova U19 me fitore spektakolare ndaj Sllovakisë

Futboll

Kosova U19 me fitore spektakolare ndaj Sllovakisë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 19:16
Kosova

Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë U19 me rezultat 7-1 në fazën kualifikuese ‘Main Raund’ që po mbahet në Porto të Portugalisë.

Ndeshja e vlefshme e Grupit 3, nuk nisi mirë për Kosovës që e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultat 1-0.

Por të besuarit e Suad Keçit u kthyen në pjesën e dytë duke shënuar shtatë herë.

Krasniqi shënoi tre gola, ndërsa nga një shtuan Kabashi, Abdullahu, Demaj dhe një autogol i Horvath.

Djelmoshat dhe stafi që janë në Portugali këtë fitore ia dedikojnë kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Një nisje e mirë e këtyre kualifikueseve, ku Kosova do të ketë punë edhe me Portugalinë dhe Bjellorusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat