Liverpool ofron 50 milionë euro për një mbrojtës

Futboll

Liverpool ofron 50 milionë euro për një mbrojtës

Më: 24 mars 2023 Në ora: 13:29
Tifozët e Liverpoolit

Perr Schuurs, qendërmbrojtësi i Torinos, po kërkohet nga klube të rëndësishëm brenda dhe jashtë Italisë.

Holandezi po spikat me “Demat” dhe në të shkuarën Liverpool ka tentuar ta blejë nga Ajax.

“The Reds” tani thuhet se është gati të ofrojë 50 milionë euro për futbollistin e Torinos, i cili është vetëm 23 vjeç.

Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen Schuurs, ndërkohë informacion për të kanë kërkuar edhe klubet italiane si Inter, Milan, Napoli dhe Roma.

Kuptohet që ato e kanë të vështirë të konkurrojnë me anglezët, nisur nga fuqia e tyre financiare. Torino e ka blerë mbrojtësin për 9 milionë euro nga Ajax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat