Tovërlani: Jemi duke krijuar një skuadër të mirë 

Futboll

Tovërlani: Jemi duke krijuar një skuadër të mirë 

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:33
Kombëtarja U21 e Kosovës

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Kombëtares së Moldavisë U21 në Antalya të Turqisë.

Dardanët ndonëse bënë paraqitje të mirë duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes, të përzgjedhurit e Afrim Toverlanit nuk patën fat t’i konkretizojnë rastet e tyre dhe si rrjedhojë takimi u përmbyll pa gola.

Megjithatë, kjo ndeshje ishte një test i mirë për Dardanët e rijnë që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.

Përzgjedhësi Tovërlani përgëzoi futbollistët për paraqitjen e mirë ndonëse patë raste edhe për të shënuar pavarësisht se Moldavia kishte mbrojtje të fortë: “Mendoj që angazhimi ishte në nivel, por qarkullimi i topit është dashur të jetë më konkret dhe më shpërthyes.

Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, pasuam më shumë, krijuam më tepër dhe më vjen keq që së paku një gol nuk e realizuam për fitore.

Megjithatë mendoj se jemi duke krijuar një skuadër të mirë, dhe ishte një paraqitje e mirë ndaj një skuadre e cila mbrohet me 9 futbollist dhe luan fuqishëm në këtë zonë”.

Kujtojmë që ndeshjen e dytë miqësore Kosova U21 e zhvillon me datën 27 mars ndaj Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat