Piloti spanjoll përfundon me frakturë në nofull dhe shtyllë kurrizore

Futboll

Piloti spanjoll përfundon me frakturë në nofull dhe shtyllë kurrizore

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:37
Pamje nga incidenti

Sezoni i MotoGP nis me një aksident të tmerrshëm që i ka kushtuar shumë shtrenjtë pilotit spanjoll Pol Espargaro.

Në pistën e Portimaos, ku po kryheshin provat e lira para Çmimit të Madh të Portugalisë, ai është rrëzuar me një përplasje që do ta lërë jashtë kësaj gare e jo vetëm.

Piloti i skuadrës KTM Gas Gas, humbi kontrollin në kthesën e 10 të pistës dhe ra pikërisht para motorit të tij, duke përfunduar më pas në pjesën me rërë, ku pas disa rrokullisjeve me shpejtësi u përplas në gomat e rrethimit.

Provat u ndërprenë menjëherë dhe mjekët e transportuan me helikopter në spitalin e qyteti të Faro.

Ai raportohet se është përmendur dhe lëviz. Por testet mjekësore kanë konstatuar një “traumë në mushkëri, frakturë të nofullës dhe në shtyllën kurrizore”, duke bërë të qartë se Espargaro do mbetet për një kohë të gjatë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat