Rezultate të turpit në futsallin e Maqedonisë: KMF Proekt fitoi 62:2 e Arben Bajrami - Juventus 75:1!

Futboll

Rezultate të turpit në futsallin e Maqedonisë: KMF Proekt fitoi 62:2 e Arben Bajrami - Juventus 75:1!

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:44
Pamje nga një ndeshje

Ditën e djeshme janë shënuar rezultate të pabesueshme në futsallin e Maqedonisë së Veriut nga dy klubet që luftojnë për titull kampioni.

Betejën për titull në Maqedoni e udhëheqin KMF Proekt nga Vallandova dhe Arben Bajrami nga Çairi dhe në fund mund të ndodhë që të vendosë golavarazhi.

Në xhiron e rregullt, të dyja klubet arritën fitore të çuditshme ndaj Juventus Serava përkatësishtë Enhalon.

KMF Proekt fitoi ndaj rivalit Enhalon nga Struga 62:2, por hiç më i habitshëm nuk ishte as rezultati në derbin lokal Arben Bajrami-Juventus Serava 75:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat