Kroacia befasohet në Split nga Uellsi, Rumania fiton ndaj Andorrës

Futboll

Kroacia befasohet në Split nga Uellsi, Rumania fiton ndaj Andorrës

Nga: K. G. Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:37
Kroacia

Kroacia ka barazuar me rezultat 1:1 me Uellsin, në kuadër të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Kroatët janë befasuar në stadiumin “Polud” në Split, ku ishin të pranishëm 33 mijë shikues. 

Futbollisti Kramariç ka realizuar në minutën e 28-të për kroatët por fitoren ia mohon Broadhead në minutën e 90+3.

Rumania ka triumfuar me rezultat 2:0 në konak të Andorrës. 

Rumunët e nisin me fitore në Grupin I.

Golat i realizuan Man (35') e Alibec (50').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat