Ronaldo dy gola, Portugalia vazhdon me fitore bindëse

Futboll

Ronaldo dy gola, Portugalia vazhdon me fitore bindëse

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2023 Në ora: 22:33
Ronaldo e Fernandes

Portugalia ka vazhduar me fitore bindëse në Grupin J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Portugezët shënuan fitore në udhëtim me rezultat 6:0 ndaj Luksemburgut. 

Është fitorja dytë rresht, pasi ditë më parë e mundën me 4:0 edhe Lihteshtejnin.

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola në këtë përballje që u përcjellë nga një numër i madh shikuesve në Luksemburg.

Golat i shënuan Ronaldo (9' e 31'), Joa Felix (15'), B. Silva (18'), Otavio (77’) e Leao (89'). 

Leao i Portugalisë ka dështuar nga penalltia në minutën e 85-të.

Ronaldo u zëvendësua në minutën e 64-të nga Ramos.

Portugalia kryeson me 6 pikë, pasojnë Sllovakia 4, Bosnja 3, Islanda 3, Luksemburgu 1 dhe Lihteshtejni 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat