Kuqezinjtë të pafat, një tjetër barazim iu shuan ëndrrat e Europianit!

Futboll

Kuqezinjtë të pafat, një tjetër barazim iu shuan ëndrrat e Europianit!

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:01
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja mes Shqipërisë U-17 dhe Letonisë U-17 është mbyllur me barazimin 1-1 në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë arritën të merrnin vetëm 1 pikë në ndeshjen e tretë në grup për fazën “Elite Round”.

Pas kësaj ndeshje ata eliminohen në fazën e dytë të “Elite Round” teksa shuhen ëndrrat për në Europian.

Sfida u zhbllokua fillimisht nga ekipi i Ervin Bulkut në minutën e 56′ me Devi Duron, por në të 80′ letonezët barazuan duke dërguar shifrat në 1-1.

Kështu kuqezinjtë e mbyllin këtë fazë në vendin e 3-të me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat