Barcelona, mbi 500 mijë euro për Negreiran për takimet e arbitrave të Spanjës

Futboll

Barcelona, mbi 500 mijë euro për Negreiran për takimet e arbitrave të Spanjës

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:20
Logo e Barcelonës

Zbulim i ri dhe telashe të reja për Barcelonën. Sipas asaj që raportoi Marca, në ankesën e prokurorisë, e cila fokusohet në periudhën 2014-2018, Blaugranat kanë paguar 518,019 euro për kompanitë e Enriquez Negreira dhe djalit të tij për të pasur akses në procesverbalet e ndryshme të arbitrazhit dhe video incizimet e takimeve mujore dhe ato që kanë të bëjnë me tenderat.

Çudia është se këto nuk janë thjesht ndeshje të Barcelonës, por ndeshje për Spanjën dhe kombëtaret e tjera në Kupën e Botës, Europianin apo kompeticionet e tjera. Në atë periudhë ka pasur 5 pagesa: 3 prej 90,750€, një prej 100,569€ dhe një prej 145,200€.

Por, prokurori nënvizon gjithashtu se ato video nuk janë gjetur, klubi ka thënë se nuk i posedon, duke saktësuar se ata që i kanë kërkuar nuk janë më pjesë e klubit. Shuma totale e marrë nga Enriquez Negreira në vend të kësaj bën përshtypje dhe arrin në 2,971,673.01 €, përfshirë TVSH-në, e depozituar në kompanitë e tij: Nilsad SSP për 2 vitet e para dhe Dasnil 95 për 3 vitet e fundit.

Raporti i Prokurorisë Publike për ‘rastin Negreira’ liston disa nga favoret ose rekomandimet për të cilat FC Barcelona i pagoi rreth 7.5 milionë euro ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA) midis 2001 dhe 2018.

E njëjta denoncim i Prokurorisë përjashton blerjen e rezultateve të ndeshjeve nëpërmjet arbitrave, duke qenë se nuk ka asnjë provë për këtë. Këto “favore apo rekomandime”, siç thuhet në dokument, janë të fokusuara në aspektet e futbollit ku CTA mund të ketë ndikim.

Në versionin e Enríquez Negreira, i cili përfshihet në raportin e Prokurorit, tregohet se ai ka përfshirë “këshilla ose rekomandime nga pikëpamja menaxheriale” dhe “për një kuptim më të mirë, disa shembuj rekomandimesh mund të jenë:

-Që të bëhet një kërkesë për të zgjatur numrin e licencave federative në mënyrë që skuadrat të kenë më shumë se 25 lojtarë çdo sezon. – Kërkesa që Komiteti i Garave (përgjegjës për sanksionimin e lojtarëve) të mos përbëhet tërësisht nga gjyqtarë nga Madridi.

-Që klubi të ketë një bashkëbisedues me Federatën që të kujdeset për marrëdhëniet institucionale. -Që klubi të dërgojë gjithmonë një përfaqësues në homazhet e lamtumirës për gjyqtarët e La Liga-s në fund të karrierës së tyre.

– Të rekomandojë se cilat kartona të verdhë ose përjashtime mund të apelohen pas një ndeshjeje, sepse vendimi i arbitrit mund të jetë teknikisht i diskutueshëm -Informimi ose këshillimi për çdo vizitë institucionale nga RFEF ose CTA në mënyrë që klubi të mbajë marrëdhënie të mira institucionale.

Mbajtja e klubit të informuar për interesat ose mosmarrëveshjet e mundshme ndërmjet Federatës dhe LFP (Liga Profesionale e Futbollit), ose përshkrimi i kandidatëve për president të LFP-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat