Emery: Ka shenja ndryshimi te Chelsea, Potterit i duhet vetëm kohë

Futboll

Emery: Ka shenja ndryshimi te Chelsea, Potterit i duhet vetëm kohë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:36
Potter

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka thënë se ka shenja ndryshimi për të mirë te Chelsea nën drejtimin e Graham Potter. 

Të dy skuadrat ndeshen në fundjavë në një ndeshje të vlefshme për Premier League. 

"Potter bëri mrekulli në Brighton dhe tash ka nevojë për kohë në mënyrë që të përshtatet te Chelsea. 

Gjithçka që ka bërë më parë me Brighton ai mund të bëjë edhe me Chelsean. Atij i duhet vetëm kohë", ka thënë Emery në një konferencë për shtyp para ndeshjes. "Ata po bëjnë gjithnjë e më mirë".

Trajneri i Villas ka lavdëruar paraqitjen e Chelseas në Champions League. “Chelsea ka luajtur mirë në Champions League, por nuk kanë qenë aq të qëndrueshëm në Premier League.

Por ne e dimë se të shtunën do të luajmë me një nga skuadrat më të mira në Premier League dhe kjo është një sfidë", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat