Miloti e përjeton si humbje barazimin në debutim te Vllaznia

Futboll

Miloti e përjeton si humbje barazimin në debutim te Vllaznia

Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:43
Miloti

Auron Miloti nuk e ka nisur siç e shpresonte aventurën e tij si trajner te Vllaznia.

Tekniku i cili mori vendin e Mirel Josës së pankinë, pa skuadrën e tij të barazonte pa gola përballë Bylisit, në një ndeshje ku ekipi la për të dëshiruar edhe në lojën që dhuroi në fushë.

“Ndoshta ishte që para ndeshjes ishim mobilizuar të gjithë por nuk e shfaqem para publiku tonë. Kjo ishte kryesorja, nuk luajtëm siç menduam dhe të them të drejtën edhe mesfusha nuk funksionoi siç duhet.

Në pjesën e dytë menduam të luanim me dy sulmues, donim të fitonim në fushën tonë.

Qartësia në mendim dhe veprim na mungoi sot

Nuk është se e morëm lehtë Bylisin, e dimë forcën e tij. Ishte qartësia në veprim dhe mendim që na mungoi sot. Edhe në pjesën e dytë hodhën forcën e dytë sulmuese dhe e gjitha kjo nuk funksionoi.

Entuziazmi nuk u paraqit në fushë, do punojmë që në ndeshjen tjetër të korrigjojmë gabimet që dolën sot në pah në pjesën e parë”, tha Miloti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat