Daja i kënaqur që Ballkani u rikthye te fitorja

Futboll

Daja i kënaqur që Ballkani u rikthye te fitorja

Më: 1 prill 2023 Në ora: 20:42
Daja

Ilir Daja është ndarë shumë i kënaqur me fitoren ndaj Gjilanit me rezultat 2-0 të shtunën në Therandë.

Trajneri i kampionit në fuqi të Kosovës, ka thënë se e rëndësishme që të lënë pas rezultatet negative dhe të kthehen te fitorja pas një kohe të gjatë.

“Si fitore është e pastër në rezultat por do të doja që të jemi të kënaqur që rikthehemi te fitorja.

Në fushë jemi rikthyer pas dy javësh pushim dhe ky ishte objektivi për këtë ndeshje”.

“Brenda lojës kemi pasur probleme, kam vërejtur se më shumë kemi probleme psikologjike.

Kishim përballë një ekip të vendit të tretë, që kishte shanset e veta për të shkuar te goli.

E dinim se do të zgjidhej jo me një lojë të rrjedhshme”.

“Ne edhe pse nuk kemi marrë fitore, kemi bërë lojë të mirë. Gjitha ndeshjet kemi qenë mbi kundërshtarët. Në finalizim sot ishim më të mirë”, ka thënë Daja.

Ballkani është kthyer në pozitën e parë me 54 pikë, ndërsa Gjilani është i treti me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat