Kabashi tund sërish rrjetën me skuadrën italiane

Futboll

Kabashi tund sërish rrjetën me skuadrën italiane

Më: 1 prill 2023 Në ora: 20:46
Kabashi në veprim

Mesfushori shqiptar, Elvis Kabashi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, në Serinë C italiane me skuadrën e Rexhianës.

29-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur me një gjuajtje nga jashtë zonës në minutën e 13-të, duke kaluar përkohësisht në avantazh skuadrën e tij, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Recanateses.

Miqtë gjetën baraspeshën në minutën e 51-të, duke i shkaktuar ndalesën e dytë radhazi kryesuesve të Rexhianës, që i lanë kreun Entelës, duke udhëhequr me pikë të barabarta.

Ky ishte goli i pestë në kampionat për Kabashin me fanellën e Rexhianës.

Mesfushori shqiptar është shndërruar në një lider te skuadra e tij që kërkon një biletë për në Serinë B italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat