Skandal në Serbi, dëmtohet rëndë skuadra shqiptare 

Futboll

Skandal në Serbi, dëmtohet rëndë skuadra shqiptare 

Nga: K.G. Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:09
Fusha në Tërnoc

Skuadra e futbollit Tërnoci është dëmtuar rëndë në përballje me ekipin serb, Morava.

Skuadra shqiptare ka reaguar ashpër për këtë skandal që ka ndodhur sot.

“Pas skandalit në Vlladiçin Han po e shqyrtojmë braktisjen e garave!

Në ndeshjen e xhiros së 19-të, të cilën sot e filluam në Vlladiçin Han kundër ekipit vendës, Morava, për fat të keq as që e përfunduam.

Shkaktar kryesor ishte referi i kësaj ndeshje i cili me vendimet skandaloze për menjëherë (min.65) përjashtoi 3 futbollistë tanë me karton të kuq kurse gati të gjithë pjesën tjetër të ekipit e ndëshkoi me kartona të verdhë, andaj u detyruam ta ndërprejmë ndeshjen.

Këto sjellje të turpshme të referit, të papara në fushat e futbollit ishin krejtësisht të qëllimshme në mënyrë që ekipi ynë mos të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë për ndeshjet tjera.

Sidomos, synimet e referit ishin që t’ na dëmtojë në ndeshjen e radhës të cilën në fushën tonë e kemi kundër Allakincës.

Në ndeshjen e sotme është vënë kapaku në padrejtësitë të cilët po thuaj se në çdo ndeshje i kemi pasur në fushat mysafire.

Tashmë është bërë e sigurt se ekipi ynë është duke i penguar njerëzve të Federatës dhe shkaku kryesor është përkatësia etnike e futbollistëve por edhe e gjithë mekanizmave tjerë të skuadrës.

Në ambient të këtillë është e pamundur  të garohet, sidomos kur kihet parasysh se të tjerët ju shohin me sy armiqësor.

Është e pakuptimtë qe djemtë tanë të derdhin djersë dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre në një Ligë, zyrtarët e së  cilës, në vend të kultivimit të Fer Plejit sportiv dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, po mbjellin ndasi dhe urrejtje.

Kryesia e Klubit pas konsultave që do t’i zhvillojë ditëve në vazhdim, do të paraqitet me vendim zyrtar rreth hapave të mëtutjeshme”, reagon Tërnoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat