Dy ndeshje sot në Superligë – Drita e pret Drenicën, Ferizaj i shkon Dukagjinit

Futboll

Dy ndeshje sot në Superligë – Drita e pret Drenicën, Ferizaj i shkon Dukagjinit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të në Superligën e Kosovë në futboll.

Drita do të synojë fitoren si nikoqire kundër Drenicës, për të rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Dy fitore, dy barazime e një humbje është bilanci i të kaltërve nga Gjilani, që janë të dytit në tabelë me 52 pikë, dy më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, skuadra nga Skenderaj ka formën më të dobët nga të gjithë tjerët – një fitore e katër humbje, tri prej tyre rresht. Drenica është e fundit me 20 pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me Dukagjinin që e pret skuadrën më në formë në stinorin pranveror, Ferizajn.

Klinasit në pesë ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim, kurse ferizajasit kanë bilanc prej tri fitoreve, një humbjeje dhe një barazimi.

Dukagjini është i gjashti në tabelë me 32 pikë, kurse Ferizaj pozicionohet si i parafundit (9) me 28 pikë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim prej orës 15:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat