Tre ndeshje në këtë sezon, nën drejtim të 3 trajnerëve të ndryshëm!

Futboll

Tre ndeshje në këtë sezon, nën drejtim të 3 trajnerëve të ndryshëm!

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:01
Pamje nga një ndeshje

Ekipi i Çellsit, më në fund ka gjetur një nga protagonistët e sezoneve të fundit.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez N’Golo Kante, i rikthyer në fushë të dielën e kaluar nga minuta e parë pas 8 muajsh i dëmtuar, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit të krah.

Ndeshja e fundit që e kishim parë Kante ishte 14 gushti i vitit të kaluar (ndaj Tottenham) dhe që nga ajo kohë te Çellsi kanë ndryshuar shumë gjëra.

Në atë ndeshje dhe fillim-sezoni, në stolin e skuadrës angleze ishte trajner Tomas Tushel, i shkarkuar para dy muajsh.

Ndërsa ditën e diel (në humbjen ndaj Aston Villa), në rikthimin e tij në fushë pas 8 muajsh, në stol ishte një tjetër trajner, Graham Poter.

Edhe ky i fundit u largua ditën e hënë nga detyra dhe aktualisht, në stolin e “bluve” të Londrës është Bruno Saltor.

Pikërisht me Saltor në stol, Kante luajti ndeshjen e tij të tretë këtë sezon. Pra, në tri ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon, Kante ka patur 3 trajnerë të ndryshëm.

Dhe ka gjasa të dielën të ketë një trajner të katërt në stol në ndeshjen e katërt me Çellsin, në rast se klubi sjell një drejtues të ri (përflitet Luis Enrike ose Frank Lampard, si trajner provizor).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat