Clara tradhton Pique me ish-trajnerin e tij të famshëm

Futboll

Clara tradhton Pique me ish-trajnerin e tij të famshëm

Më: 7 prill 2023 Në ora: 14:39
Pique

Thashethemet që vijnë nga Spanja janë të bujshme.

Sipas disa mediave iberike, në marrëdhënien mes Gerard Piqué dhe partneres së tij të re, Clara Chìa, me të cilën është i lidhur pas divorcit me Shakira, ka hyrë një person i tretë.

Nuk flitet për një njeri dosido, por burrë të martuar prej 19 vitesh, me famë botërore.

Thuhet se ai kishte një lidhje të fshehtë me modelen Clara Chia, partneren aktuale të ish-mbrojtësit të Barcelonës. Le të zbulojmë se kush është, duke iu referuar “El Comercio”.

Kjo media spanjolle nënvizon se Clara Chía mund të ketë një marrëdhënie të fshehtë me Pep Guardiolën, trajnerin aktual të Manchester Cityt, dikur në stolin e Barcelonës, i cili ka një lidhje shumë të fortë miqësore me vetë Gerard Piqué.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Barcelonës në vitet e arta, drejtuar nga Pep. Sipas disa zërave, fillimisht ka qenë Gerard Pique, ai që e tradhtoi partneren e tij aktuale me një avokate të re.

Pasi zbuloi “krimin”, Clara Chía dyshohet se u hakmor ndaj Piqué me një marrëdhënie “top sekret” me trajnerin aktual të Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat