Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në futboll.
Me golin e shënuar mbrëmjen e sotme (2:0) në sfidën ndaj Nices në kampionatin francez,
“Pleshti” i ka lënë “targën” Cristiano Ronaldos.
Ylli argjentinas ka shënuar golin e 702 në 846 ndeshje të luajtura në Europë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i kontinentit Europian.
“Pleshti” ka parakaluar rivalin historik Cristiano Ronaldo, që është ndalur në kuotën e 701 golave në 949 ndeshje të luajtura në Europë.
Me transferimin e Ronaldo në Arabinë Saudite, Messi ka rastin e artë që të thellojë diferencën e golave.